Reagon sërish Youri Kim në lidhje me shpalljen ‘non grata’ të Berishës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Youri Kim, pasi sjell intervistën për Zërin e Amerikës të zv. ndihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, fton shqiptarët që ta gjykojnë vetë të vërtetën e shpalljes “non grata” të Sali Berishës.

“Jeni të lodhur nga interpretimet? Gjykojeni vetë deklaratën e Escobar”, shkruan Kim.

Ambasadorja më pas sjell falën e zyrtarit të DASH përmes artikullit të Zërit të Amerikës. Në këtë intervistë, Escobar tha se Berisha “non grata” u shpall vetëm për akuzat e korrupsionit madhor dhe për asgjë tjetër.

Ai tha se u takon mbështetësve dhe votuesve demokratë që të vendosin për të ardhmen e partisë, ndërsa përsëriti se bashkëpunimi i gjithanshëm mes Shqipërisë dhe SHBA po fuqizohet më shpejt se në çdo vend tjetër të rajonit.