Ish deputeti Spartak Braho ka komentuar protestën e 8 janarit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij. Ai bëri paralajmërimin se Alibeaj mund të vritej nga protestuesit.

Në një intervistë për ‘Breaking’, Braho tha se Alibeaj shpëtoi se do e hante pas qafe nëse protesta do kishte vazhduar edhe 2 minuta.

‘Shpëtoi se do e hante pas qafe. Nuk ndodhi se u paralajmërua. U gëzova se nuk pati viktima por nuk u gëzova e gjithë mediat ndërkombëtare e dënuan xhestin dhe veprimet. Madje nominalisht zoti Escobar u shpreh për këtë gjë.

Ishte një paralajmërim i bërë nga unë, por jo në kokën time. Sinjalet e shërbimeve partnere në këtë përfundim të çonin. Unë jam i hershëm në politike. Sinjali ishte larg nga zjarri, dhuna apo masakra që mund të ndodhte në këtë rast.

2 minuta të kishte vazhduar më tej ata nuk hynë brenda dhe nëse do të kishin hyrë nuk do të kishte seleksionim të tipit ti po dhe ti jo. Por ende nuk ka një perceptim të plotë  se çdo të ndodhte. Nuk ka arsye pse të merremi me fjalët e Flamur Nokës, budalla komplet’- tha Braho.