Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ka barë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale se është takuar këtë të martë me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ambasada thekson se në takim është diskutuar bashkëpunimi në fushë e mbrojtjes, veçanërisht rritja e mbrojtjes kibernetike.

Yuri Kim ka ripërsëritur edhe njëherë tjetër se SHBA dënon sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë. “Do të mbështesim fuqishëm përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj dhe për të kontribuuar në qëllimin e NATO-s për të garantuar lirinë dhe sigurinë e të gjithë aleatëve”, thuhet në njoftimin e ambasadës.