Policia në fshatin Shkozë të Malishevës ka arrestuar dy të mitur, të cilët kishin sulmuar fizikisht një bashkëmoshatarin e tyre.

Sulmi fizik ka ardhur pas një konflikti që ka nisur në rrjete sociale. I dhunuar është dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore si pasojë e plagëve të rënda të marra gjatë rrahjes. Ndërkohë, dy agresorët janë dërguar në ambientet e policisë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar të mitur meshkuj kosovar të cilët për shkak të një konflikti që kishin pas përmes rrjeteve sociale e kishin sulmuar fizikisht bashkëfshatarin e tyre po ashtu i mitur i cili si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njoftoi policia.