Policia turke ka vënë në pranga një person, i cili hiqej si kolegu i tyre i dalë në pension, me qëllim vjedhjen e një foshnjeje në ambientet e spitalit të fëmijëve në rrethin Samandag të Hatay.

Ekipet që kontrolluan të dyshuarin, Shoqata e Pensionistëve të Policisë Turke, Shoqata e Forcave të Armatosura Turke dhe Shefi i Policisë së zonës i gjetën atij karta identiteti false, 53 mijë e 210 lira, 2 mijë e 575 dollarë, 1050 euro, një sasi të konsiderueshme floriri, unazë 0,25 gram prej ari dhe janë sekuestruar dy telefona celularë.

Sipas mjekëve të spitalit, personi në fjalë ka hyrë në ambientet e brendshme të godinës dhe ka pyetur nëse një fëmijë me inicialet N.E. ndodhej aty. Por, stafi e ka pikasur që dokumenti i prezantuar nga “polici” ishte i dyshimtë dhe për këtë ata morën policinë në telefon.

Ndërkohë, pas arrestimit dhe dërgimit në ambientet e paraburgimit, policia ka ushtruar kontrolle në banesat dhe automjetet e tij, ku kanë mundur të gjejnë edhe pistoleta, 2 karikatorë dhe 42 fishekë.

Mësohet se ai ka qenë së bashku me dy persona të tjerë në automjet, të cilët e kanë ndihmuar atë të kryejë planin e tij, por që fatmirësisht nuk ia kanë dalë, pasi janë zbuluar në kohë, ndërsa edhe ata vetë janë vënë në pranga.