Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Kosovë, ku një fëmijë 5 vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij në Vushtrri.

Sipas të dhënave paraprake, i mituri është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës.

Dinamika e kësaj ngjarje të rëndë është ende e paqartë, ndërkohë që policia është duke hetuar në disa pista.

Sipas mediave në oborrin e banesës janë gjetur një armë e llojit pistoletë dhe një gëzhojë, të cilat kanë qenë rreth 56 m larg trupit të të miturit.

“Nga Emergjenca e spitalit në Vushtrri jemi informuar se një fëmijë mashkull nga një fshat i Vushtrrisë është duke marrë tretman mjekësor, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Si pasojë e lëndimit rreth orës 18:35 ka ndërruar jetë”, raporton Policia e Kosovës.