Policia e Beratit ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në këtë qytet, kur pasditen e sotme, një 27-vjeçar ka shkuar vetë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore, pasi ka pasur një plagë arme zjarri në këmbë.

Sipas bluve të qytetit, Xhuljano Goga, 27-vjeç është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Berat.

I riu ka përfunduar i plagosur rëndë në spital dhe ka refuzuar që të japë shpjegime për ngjarjen Goga dyshohet të jetë qëlluar me pistoletë me silenciator, pas s’janë dëgjuar të shtëna.

“Në Spitalin Rajonal Berat, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh.G., 27 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë. 27-vjeçari në momentet e para të marrjes në pyetje, ka refuzuar të japë shpjegime në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”

Reagimi i Policisë së Beratit