Një burrë ngacmoi seksualisht një gazetare, në kohën që ajo po raportonte drejtpërdrejtë. Ngjarja ka ndodhur në Madrid, kryeqytetin e Spanjës.

Isa Balado po raportonte për një grabitje me armë në një market, kur një burrë vjen nga pas dhe i prek të pasmet. Balado ruajti qetësinë dhe i tha burrit që të largohej, pasi ishte në transmetim “live”.

Ai nuk u largua dhe pas shumë përpjekjesh për të folur me gazetaren, i preku flokët kur po ikte. Më pas, u kthye sërish te gazetarja duke i folur.

Policia spanjolle disa minuta më vonë postoi video nga arrestimi i tij, ndërsa banorët e lagjes thanë se ai burrë e kishte “normale” këtë sjellje me të gjitha vajzat që kalonin aty.