Kryetari i Komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi, ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e komunës, Dragana Miletiç, pas një video komprometuese të saj.

Në videon e publikuar në disa media shihet zyrtarja e komunës teksa konsumon lëndë narkotike të llojit kokainë në ambientet e punës.

“Shkarkimi nga detyra e nënkryetares sipas nenit 1 të këtij vendimi, bëhet për shkak të shkeljeve të rënda të punës dhe mosrespektimit të pozitës së saj si nënkryetare dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, thuhet në vendim e nënshkruar Hetemi.