Aleksandër Vuçiç pranon se nuk do të firmosë asnjë marrëveshje me Kosovën, pavarësisht këmbënguljes së ndërkombëtarëve dhe për këtë thotë, se e ka për detyrë, si president, ti shpjegojë popullit serb, për pasojat që do ta presin vendin në ditët e javët në vijim, që ai e pranon se do të jenë të vështira.

Do të ketë më shumë presion dhe ata do të përfitojnë nga situata se Serbia ka diçka për të humbur. Prandaj u thanë shqiptarëve ne do t’iu vendosim sansksione, por ato nuk janë realisht sanksione dhe me këto do të shantazhojmë Serbinë, sepse Serbia ka diçka për të humbur përsa i përket imazhit dhe gjithçka tjetër.”

Ndonëse në fushatë zgjedhore, Vuçiç zgjodhi ti bëjë gjatë vizitës së nxënësve të shkollës “SvetiSava” nga Komuna e Zveçanit. Dhe këmbënguljen për marrëveshje, tha se e pret kryesisht nga Amerika por edhe BE, para zgjedhjeve atje.

“Populli i Serbisë duhet ta dijë se do të kemi pasoja. Të gjitha këto kërcënime nuk ishin të kota gjatë gjithë këtyre muajve dhe përpjekjet. Pastaj të gjithë vijnë papritmas në Bruksel dhe nënshkruaj për atë që e kam thënë 5 herë që është e pamundur.

Por presidenti serb, thotë se nuk do thyhet nga presioni. Edhe njëherë, Vuçiç zotohet se marrëveshje dhe firmë me Kosovën, nuk ka e nuk do të ketë.

E kam thënë tashmë një mijë herë që nuk do ta bëj dhe këtë e kam thënë në vendet më të vështira. Këtë ia thashë në fytyrë Scholz, Macron dhe Melonit. Ishin aty edhe Michel, Borrell dhe Lajcak. E thashë para të gjashtëve, ua kam thënë këtë edhe më herët.